Empire State Building ndez dritën e kuqe dhe të bardhë në mes, duke e rrotulluar si felinat e autoambulancave

Amerika

Empire State Building ndez dritën e kuqe dhe të bardhë në mes, duke e rrotulluar si felinat e autoambulancave

Nga: Beqir SINA – New York Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:31
Empire State Building

NYC : Empire State Building ka ndryshuar të gjitha ngjyrat e ylberit për shumë raste, të tilla emergjente, duke u shndërrua në një fener të kuq- gjigand që shikohet nga 50 kilomtera larg të hënën në mbrëmje.

Autoritetet thane se mesazhi ishte i qartë : New York është nën gjendjen e jashtëzakonshme.

Pronari i ndërtesës, Empire State Realty Trust, thotë se ndërta më e lart në qytet - kulla e monumentit që portretizon me pamjen e saj simbolin qytetit të Nju Jorkut do të kthehet në të kuqe çdo natë dhe do të rrotullohet për të bërë një respekt për të gjithë heronjtë, që në vijën e parë të epidemisë së koronavirusit COVID-19.

New York City është bërë shpejt epiqendra e SHBA të koronavirusit COVID-19, pasi rasti e parë u zbulua në 1 Mars. Ndërkohë, më 30 Mars, dje u tha se kishte 1,342 njerëz të vdekur në shtetin e New York, nga koronavirusi I ri COVID-19.

"Empire State Building është një simbol ndërkombëtar i ëndrrave dhe luftërave të kapërcyer,ngjarjve më të zëshme në NYC, nga bota dhe komuniteti simbas kalendarit vjetor" tha Anthony E. Malkin, Kryetar dhe CEO i Empire State Realty Trust, në një deklaratë, sot në mëngjes.

 "Sonte, dhe çdo natë në këtë luftë, ajo është një fener për të na kujtuar imazhin e shikimit se jemi të gjithë në këtë luftë bashkë, dhe, ne do të ia dalim nga kjo së bashku".

Çdo natë në orën 9 të darkës, dritat e Empire State Building do të vazhdojnë të sinkronizohen me një emtim të Alicia Keys "Empire State of Mind", tha Anthony E. Malkin, Kryetar dhe CEO i Empire State Realty Trust,.

Në të gjithë vendin sot menjëherë disa video I morën në televizonet kombëtare, ato locale dhe mediat sociale, për të ndarë videot e tyre të dritave të kuqe “flash” shkruajn mediat amerikane.

Disa thonë se mirënjohja më e madhe dhe respekti u shkon në këtë imazh, për ata të parët që iu përgjigjën situates, punonjësve të kujdesit shëndetësor, poliicisë, zjarrfikësve, dhe punonjësve social të shtetit, dhe privat. 

Mediat thonë se ka edhe disa të tjerë që mendonin ndryshe, ata kishin ndjenja të përziera, siç thotë një person anonym : "Nuk mund të vendosësh në mes të kësaj situate dritat e kuqe " Alerti i Kuq "është ose e mrekullueshëm ose e tmerrshëme."

Image
Empire State Building
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat