Në Las Vegas, njerëzit e pastrehë po flenë në një parking veturash

Amerika

Në Las Vegas, njerëzit e pastrehë po flenë në një parking veturash

Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:53
Las Vegas

Në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, strehimorja e organizatava bamirëse katolike për një kohë të gjatë ka shërbyer si vendbanim për njerëzit e pastrehë. Megjithatë, ajo u mbyll pasi një burrë i pastrehë u diagnostikua me koronavirus, duke i lënë pa zgjidhje 500 persona.

Një qendër tjetër për njerëzit e pastrehë e kishte të pamundur të pranonte më shumë persona, sepse ishte pothuajse e mbushur. Kështu, zyrtarët lokalë vendosën ta caktojnë një hapësirë të re për ata që mbetën nën qiellin e hapur, shkruan “CNN”.

Vendi ku këta persona u dërguan është parking veturash. Shumë njerëz reaguan në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie ku personat e pastrehë shihen të shtrirë në beton. Hapësira është ndarë në katërkëndësha me vija të bardha për të siguruar distancë sigurie shkaku i koronavirusit.

“Nevada, një shtet në njërin nga vendet më të pasura të botës, ka vizatuar kuti për distancim social në një parking veturash prej betoni, që njerëzit e pastrehë të flenë në to”, shkroi një përdoruese e rrjetit Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat