Coronavirusi shkakton kaos në Nju Jork, të infektuar janë 76 mijë persona – në mesin e tyre mbi 1 mijë policë

Amerika

Coronavirusi shkakton kaos në Nju Jork, të infektuar janë 76 mijë persona – në mesin e tyre mbi 1 mijë policë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:25
Foto Ilustrim

Nju Jorku është vendi që është goditur më së shumti nga coronavirusi në SHBA, ku aktualisht janë të regjistruar 76 mijë perona të prekur me COVID-19 në mesin e të cilëve janë 1.193 zyrtarë policorë.

Siç raporton CNN, të infektuar janë 1.048 policë të uniformuar dhe 145 tjerë civilë që shërbejnë në departamentin e policisë së Nju Jorkut.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka bërë të ditur se në këtë qytet nga coronavirusi kanë humbur jetën 1.550 persona, kurse vetëm sot 332. Ai shtoi se deri më tani janë hospitalizuar 10.929 persona.

Cuomo pranoi para gazetarëve se askush nuk e di se kur do të ndërpriten masat preventive dhe qytetarët t’i kthehen normalitetit.

“Të gjithë jemi të brengosur dhe të lodhur. Jeta jonë ka ndryshuar, kurse të gjithë duan ta dinë se kur do të marrë fund kjo”, ka shtuar Cuomo.

Ai ka folur edhe për sistemin shëndetësor në Nju Jork, duke theksuar se ky shtet ka më shumë se 160 spitale, që përfshijnë sektorët privatë dhe ata publik që “po bashkëpunojnë si kurrë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat