Më shumë se 400 punonjës shëndetësor kanë koronavirus

Amerika

Më shumë se 400 punonjës shëndetësor kanë koronavirus

Nga: E.B Më: 1 prill 2020 Në ora: 17:23
Ilustrim

Northwell Health, sistemi më i madh i kujdesit shëndetësor në shtetin e New York, i tha CNN se rreth 470 të punësuar kanë testuar pozitivë për Covid-19.

Zëdhënësi i shëndetit , Terence Lynam tha që sistemi spitalor ka pasur më shumë se 2,400 pacientë me Covid-19 në spitalet e tyre, me 3,600 pacientë të tjerë të shtruar në spital, të cilët ose ishin duke pritur për t'u testuar ose duke pritur për rezultate.

Kujtojmë se më shumë se 60 doktorë kanë vdekur nga kjo pandemi në Itali, ndërsa në Amerikë ka mbi 1000 policë të infektuar.

Ndërkaq kjo kompania punëson rreth 72,000 njerëz, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat