Koronavirusi gjunjëzon SHBA-në

Amerika

Koronavirusi gjunjëzon SHBA-në

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Pandemia e Covid-19 po shkakton një krizë të gjithë botën.dhe një ndër vendet më të prekura është edhe SHBA.

Deri më tani janë shënuar 5,113 viktima dhe 216,722 të infektuar. Covid-19 ka dëmtuar gjithashtu edhe ekonominë amerikane.

Pavarësisht miratimit të paketës prej 2 trilion dollarësh nga senati për shpëtimin e ekonomisë, vendi ka regjistruar një numër rekord të njerëzve të papunë, rreth 6,6 milionë persona, sipas shifrave zyrtare.

Shifrat tejkalojnë edhe rekordin e lartë të javës së kaluar ku u regjistruan si të papunë 3,3 milionë amerikanë.

Kjo papunësi jen pasi zyrtarët në shtetet e SHBA-së në të gjithë vendin kanë mbyllur restorante, bare, kinema, hotele dhe palestra në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat