Dr. Fauci kërkon siguri, thotë se po merr kërcënime me jetë

Amerika

Dr. Fauci kërkon siguri, thotë se po merr kërcënime me jetë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:47
Dr. Anthony Fauci dhe Donald Trump

Dr. Anthony Fauci, top eksperti mjekësor i vendit për pandeminë koronavirus dhe pjesëtar i task-forcës ndaj koronavirusit, të krijuar nga presidenti Donald Trump, po përballet me kërcënime me jetë, konfirmon CNN.

Kështu, ai ka kërkuar siguri personale në çdo kohë, madje edhe në shtëpinë e tij.

Një zyrtar për zbatimin e ligjit i tha CNN se Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, krahu i zbatimit të ligjit të agjencisë, i kërkoi Shërbimit të Marshallëve amerikanë ndihmë pas kërcënimeve ndaj Dr. Faucit. Marshallët atëherë caktuan oficerët e HHS për t’i ofruar siguri personale mjekut.

Washington Post së pari raportoi për kërcënimet ndaj Faucit dhe rritjen e sigurisë.

Një burim konfirmoi gjithashtu për CNN javën e kaluar praninë e disa anëtarëve të Departamentit të Policisë Metropolitane të Uashington DC-së, të stacionuar në çdo kohë rreth shtëpisë së anëtarit të task-forcës ndaj koronavirusit. Burimi shtoi se prania e ngritur e policisë ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje ndaj ekspertit kryesor mjekësor, megjithëse burimi i kërcënimeve nuk u identifikua.

Gjatë konferencës së task-forcës ndaj koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë me gazetarët të mërkurën, Fauci u pyet nëse ai apo koordinatorja e reagimit ndaj koronavirusit, Dr. Deborah Birx, e cila gjithashtu shërben në grupin e punës, kishte marrë kërcënime të çfarëdo lloji apo nëse ata ishin caktuar detaje sigurie. Ai tha se nuk ishte në gjendje të përgjigjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat