Më shumë se 92,000 raste të koronavirusit në New York

Amerika

Më shumë se 92,000 raste të koronavirusit në New York

Nga: E.B Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:46
Ilustrim

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo tha se ka të paktën 92.381 raste të koronavirusit në shtet. Ai tha se 8,669 prej tyre janë raste të reja.

Ndёrkaq të paktën 2.373 njerëz kanë vdekur e 13,383 persona aktualisht janë shtruar në spital dhe 7,434 pacientë janë shёruar.

Cuomo bёri me dije se numri i njerëzve që vijnë nga spitali po rritet, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat