Kryetari i NYC: "Java tjetër do të jetë shumë më e ashpër"

Amerika

Kryetari i NYC: "Java tjetër do të jetë shumë më e ashpër"

Nga: E.B Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:27
Bill de Blasio

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio thotë se kjo e diel është  dita kur qyteti do të mbarojë së poseduari  ventilatorë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor do të ndiejnë me të vërtetë tendosjen e betejës kundër koronavirusit.

Ai tha se rreth 5,000 njerëz ishin nën përkujdesje intensive dhe ky  numër do të rritet sidomos nëse nuk kemi ventilatorë.

”Ҫdo njëri prej atyre njerëzve do të ketë nevojë për një ventilator, "tha de Blasio për John Berman të CNN.

De Blasio tha se ai i kërkoi qeverisë federale gjatë një jave më parë për më shumë mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor, por ende nuk ka parë ndonjë veprim. Ai bëri thirrje që ushtria të mobilizojë mjekët dhe infermierët që të vijnë në New York City për të lehtësuar shtrëngimin e personelit mjekësor të qytetit.

 "Tani për tani, në thelb vendi është ende në një gjendje paqeje. Por ne jemi duke luftuar një luftë kundër një armiku të padukshëm që po merr gjithnjë e më shumë jetën e amerikanëve në një numër të madh. Ky eshte vetem fillimi. Java tjetër do të jetë shumë më e ashpër," shtoi kryetari.

De Blasio gjithashtu u bëri thirrje banuesve të New Yorkeut  që të veshin maska kur shkojnë jashtë dhe janë afër njerëzve të tjerë. Ai thotë se mbulesat nuk janë të nevojshme nëse praktikohen distanca sociale, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat