“Dhimbje dhe ethe…”, gazetarja e njohur del me koronavirus

Amerika

“Dhimbje dhe ethe…”, gazetarja e njohur del me koronavirus

Më: 4 prill 2020 Në ora: 09:42
Brooke Baldwin

Gazetarja e njohur amerikane e “CNN”, Brooke Baldwin ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Ka qenë vetë gazetarja e “CNN” ajo e cila ka bërë publik këtë lajm, me anë të një postimi në profilin e saj në Insagram.

Brooke Baldwin  ka treguar edhe disa nga simptomat që po i jep virusi vdekjeprurës, por fatmirësisht ashtu siç pranon edhe vetë gazetarja shëndeti i saj deri më tani është mirë.

“Kam rezultuar pozitive me Koronavirus. Jam mirë. Gjithçka filloi pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe. Kam mbajtur distancën sociale dhe kam ndjekur çdo këshillë-por prapë më ra. Jam e shëndetshme, nuk kam probleme të tjera shëndetësore. Ndihem si një ndër njerëzit me fat. Mezi po pres të kthehem në televizion”, ka shkruar ajo mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat