Mos vendosja e maskës ishte e paligjshme në SHBA gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918

Amerika

Mos vendosja e maskës ishte e paligjshme në SHBA gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:04
SHBA

Kur pandemia e koronavirusit të ri goditi Azinë, njerëzit në të gjithë rajonin ishin të shpejtë për të veshur maska, me disa vende si Tajvani dhe Filipinet madje duke i bërë ato të detyrueshme.

Por në Perëndim, adoptimi i maskave ka qenë shumë më i ngadaltë. Për shembull shefi kryesor i Mjekësisë në Angli, Chris Ëhitty, shkon aq larg sa të pretendon se maskimi është i panevojshëm.

Në pandeminë e gripit që ndodhi vitit 1918, e cila zgjati nga janari 1918 deri në dhjetor 1920, dhe infektoi një të tretën e popullsisë në botë, ose rreth 500 milion njerëz, duke çuar në rreth 50 milion vdekje - rreth gjysmë milioni të të cilat ishin në Shtetet e Bashkuara, maskat u bënë të detyrueshme.

Më 24 tetor 1918, ligjvënësit e San Franciskos miratuan njëzëri një Urdhër për Maska e Gripit. Veshja e maskave të fytyrës në publik u bë e detyrueshme  me ligj në tokën e SHBA për herë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat