SHBA po dërgon aviona për të evakuuar amerikanët

Amerika

SHBA po dërgon aviona për të evakuuar amerikanët

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Amerikanëve në qytete të ndryshme indiane do t’u jepet mundësia vijnë përsëri në Shtetet e Bashkuara nga kjo fundjavë, sipas Misionit amerikan në Indi.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të akomoduar sa më shumë pasagjerë dhe i bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që duan të kthehen në Shtetet e Bashkuara për të përfituar nga mundësitë aktuale”, tha Misioni amerikan në një deklaratë.

“Ne nuk e dimë për sa kohë këto fluturime do të vazhdojnë. Qytetarët amerikanë që dëshirojnë të kthehen në Shtetet e Bashkuara duhet të konsiderojnë që këto fluturime mund të jenë opsioni më i mirë i tyre për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara në afatin më të shkurtër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat