Ujqërit bredhin të lirë në rrugët e San Francisco pas bllokadës së koronavirusit

Amerika

Ujqërit bredhin të lirë në rrugët e San Francisco pas bllokadës së koronavirusit

Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:37
San Francisco

Teksa shumcia e botës është mbyllur në shtëpi prej disa javësh, duke pritur largimin e epidemisë së koronavirusit, në mënyrë natyrale kafshët janë ndjerë më të lira të eksplorojnë përtej territoreve të tyre të zakonshme.

Në San Francisco shumë rezidentë e gazetarë kanë raportuar avancimin e kojotëve në rrugët e qytetit, të cilët më parë ishin diçka e rrallë të shiheshin në rrethina.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale kojotët shihen duke ecur në trotuare dhe në bregdetin e San Francisco.

Image
San Francisco

Ato janë një specie vendase e Amerikës së Veriut, pak të vegjël se ujku me të cilin janë të afërt gjenetikisht, siç është çakalli në zonën auroaziatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat