Në SHBA banorëve të prekur nga COVID-19 po iu vendosin pajisje gjurmimi në këmbë, për ta ditur ku po shkojnë

Amerika

Në SHBA banorëve të prekur nga COVID-19 po iu vendosin pajisje gjurmimi në këmbë, për ta ditur ku po shkojnë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Shteti Kentucky në Amerikë ka marrë masa të forta për t’u siguruar që banorët e prekur me koronavirus po qëndrojnë në shtëpi. Banorët e Louisvillës, të cilët kanë pasur kontakt me pacientët me koronavirus por që po refuzojnë të vet-izolohen do t’u duhet të vendosin byzylyka (rrathë) në nyje të këmbës.

Gjykata e ka detyruar një banorë të qëndrojë në shtëpi, pasi ky i fundit kishte refuzuar që të vet-izolohet.

Siç mëson CNN, raportohet që personi, i identifikuar në vendimin e gjykatës si D.L. është duke jetuar “me dikë që ka rezultuar pozitiv me sëmundje dhe me një tjetër për të cilin po dyshohet të jetë i prekur poashtu,” thuhet në konfirmimin nga Dr. Sarah Moyer, Drejtoreshë në Departamentin e Shëndetësisë.

Meqë ishte i ekspozuar drejtpërdrejt në sëmundjen lehtë të transmetueshme, D.L u urdhërua nga gjykata që të rrinte në shtëpi qysh nga java e kaluar. Por, sipas asaj që kanë deklaruar disa anëtarë të familjes, D.L “del shumë shpesh nga shtëpia.”

Kur D.L nuk i përfilli këshillat e Departamentit të Shëndetësisë, gjykatësja Angela Bisig urdhëroi Departamentin e Korrektimit që personit me inicialet D.L. t’i vendosin një pajisje që e tregon vendndodhjen e tij për 14-të ditët e ardhshme. Nëse D.L del përsëri nga shtëpia, ai ose ajo do të mund të ndjeket penalisht, raporton WDRB.

D.L nuk është personi i parë në Louisville të SHBA-ve që po mban në nyjën e këmbës një pajisje gjurmimi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Duke u bazuar në raportimin e WDRB, janë edhe tri raste të tjera që tashmë dihen. Dy persona të tjerë të cilët jetojnë në po të njëjtën shtëpi – një i cili ka rezultuar pozitiv në testim, dhe tjetri që nuk ka rezultuar – janë detyruar të gjurmohen pasi që të dy kanë refuzuar të qëndrojnë të izoluar.

Personi i tretë, një burrë, po qëndron në arrest shtëpiak pasi kishte shkruar në dyqan pavarësisht asaj se ishte testuar pozitiv me koronavirus.

Sipas këshillave të fundit të këtij shteti, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në këtë vend mund të qëndrojnë të hapura vetëm dyqanet që shesin mallra ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat