Zyrtari i ushtrisë amerikane: Një periudhë e vështirë vijon, e ngjashme me 9/11 dhe Pearl Harbour

Amerika

Zyrtari i ushtrisë amerikane: Një periudhë e vështirë vijon, e ngjashme me 9/11 dhe Pearl Harbour

Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Gjenerali amerikan Jerome Adams tha që javët e ardhshme do të jenë më të vështirat për jetën e shumicës së amerikanëve.

Ai e tha se javët e ardhshme janë periudhë e zymtë e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, madje e krahasoi këtë periudhë me ato të “Pearl Harbor” dhe “9/11”, shkruan CNN.

“Unë dua që amerikanët ta kuptojnë se sa të vështira janë javët që po vijnë, po ka një dritë në fund të tunelit”, tha Zëvendës Admirali Jerome Adams, raporton CNN .

Zyrtarët paralajmërojnë se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën për të ndaluar përhapjen e virusit.

Sipas të dhënave të mëngjesit, numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të lidhura me infeksionin Covid-19 tejkaluan 8500, me më shumë se 312,000 të infektuar.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se kjo dhe javët e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të vështirat për të luftuar coronavirusin dhe se “do të ketë shumë vdekje”.

“Javët e ardhshme ndoshta do të jenë më të këqijat. Fatkeqësisht, do të ketë shumë vdekje. Mirëpo do të kishte shumë më shumë vdekje nëse ne nuk do ti kishim marrë disa masa që i kemi marrë më herët”, tha Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat