SHBA -731 të vdekur, Nju Jorku arrin pikun e vdekjeve 24-orëshe nga COVID-19

Amerika

SHBA -731 të vdekur, Nju Jorku arrin pikun e vdekjeve 24-orëshe nga COVID-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 19:23
Ilustrim

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi sot se shteti i po dëshmon rritjen më të lartë njëditore në numrin e vdekjeve, sipas “The Guardian”.

Guvernatori vuri në dukje se mesatarja treditore e shtrimeve në spital është në rënie, duke treguar se shteti po arrin një pllajë në numrin e përgjithshëm të shtrimeve në spital.

Megjithatë, numri i të vdekurve në Nju Jork vazhdon të rritet.

Deri tani shteti ka regjistruar 5 489 vdekje, nga këto 731 përfaqësojnë rritjen më të lartë njëditore në numrin e vdekjeve që nga fillimi i krizës.

Nju Jorku ka gjithashtu numrin më të madh të rasteve sesa në çdo shtet amerikan, me 138 836 raste me COVID-19 të konfirmuar deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat