E ndërtuar për të shpëtuar shpirtrat, Katedralja e famshme do të përdoret për të shëruar trupat

Amerika

E ndërtuar për të shpëtuar shpirtrat, Katedralja e famshme do të përdoret për të shëruar trupat

Më: 8 prill 2020 Në ora: 07:47
Katedralja e famshme St. John The Divine, në Manhattan

Katedralja e famshme e Shën Gjonit Hyjnor (St. John The Divine) në Manhattan do të bëhet spital i përkohshëm gjatë krizës së koronavirusit në New York.

Besohet se hapësira në Katedrale do të lejojë të paktën 200 shtretër. (James Patterson, drejtor i mjediseve të Kishës, tha se 400 shtretër janë dërguar gjithësej në dispozicion.)

Punimet kanë filluar dhe pacientët e parë mund të shtrohen duke filluar nga mesi i javës që vjen. (Jo të gjitha këto spitale do të jenë për ata me COVID-19. Për shkak të krizës, spitalet në New York nuk po gjejnë hapësirë për pacientë që kanë probleme që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin.)

Transformimi i katedrales së famshme që ndodhet afër Columbia University është një nga ngjarjet që simbolizojnë kohën që po jetojnë. E ndërtuar për të shpëtuar shpirtrat, ajo do të përdoret për të shpëtuar trupat.

Historia e kësaj Katedraleje është temë për një shkrim tjetër, por sa për kuriozitet, kjo është për nga hapësira e gjashta kishë më e madhë në të gjithë botën. Dyshemeja është 11 mijë e dyqind metra katrorë (121,000 sq ft).

Megjithë madhështinë e saj, ka mbetur e pambaruar. Filloi të ndërtohej në 1892 dhe u la disa herë “përgjysëm”. Ka ndryshuar karakter arkitektonik e fetar disa herë, e në kuadrin e këtyre ndryshimeve mbase nuk është edhe shumë për t’u çuditur që po kthehet tani në spital

Financuese e projektit është përsëri organizata e krishterë Kuleta e Samaritanit që po ndërton edhe spitalin e përkohshëm në Central Park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat