Anija “e shpresës” preket nga koronavirusi/ Infektohet një anëtar i ekuipazhit në “spitalin ujor”

Amerika

Anija “e shpresës” preket nga koronavirusi/ Infektohet një anëtar i ekuipazhit në “spitalin ujor”

Më: 9 prill 2020 Në ora: 10:04
Anija-spital

Anija-spital, e vendosur në Los Angeles për të dhënë ndihmë mjekësore gjatë pandemisë ka rënë vetë pre e Covid-19.

Mësohet se një anëtar i ekuipazhit në anijen Mercy Hospital ka testuar pozitiv me koronavirus. Personi në fjalë aktualisht është i izoluar në anije dhe së shpejti do të transferohet në një strukturë izolimi jashtë anijes, në monitorim për simptoma të rënda.

“Kjo nuk do ndikojë në misionin e anijes që ka për pacientët me koronavirus. Ata do vazhdojnë të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord”, shprehet një anëtare e marinës amerikane Andrew Bertucci.

Që nga e mërkura në mëngjes, Mercy USNS ka trajtuar 28 pacientë me 11 shtretër të zënë aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat