Mbi 16.5 milionë amerikanë humben vendet e punës që nga përhapja e COVID-19 në vend

Amerika

Mbi 16.5 milionë amerikanë humben vendet e punës që nga përhapja e COVID-19 në vend

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:13
SHBA

Në tre javët e fundit, përkatësisht që nga përhapja e pandemisë së COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, numri i atyre që kanë mbetur pa punë ka arritur në mbi 16.5 milionë persona.

Vetëm në javë e fundit, numri i amerikanëve që kanë kërkuar punë ishte 6.6 milionë.

Sipas AP-së, afërsisht një në 10 punëtorë ka humbur vendin e tij të punës në këtë periudhë të pandemisë.

Të dhënat tregojnë se, ky është rekordi më i madh i humbjeve të vendeve të punës që nga viti 1948.

Analistët parashikojnë se shifrat e ardhshme do të jenë edhe më të frikshme. Këta besojnë se kriza e pandemisë së Cronavirusit do të shkatërrojë plotësisht rritjen ekonomike në dekadën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat