“Nuk e paralajmëruat aq shpejt sa duhej rrezikun e Covid-19″/ SHBA kritika ndaj OBSH-së

Amerika

“Nuk e paralajmëruat aq shpejt sa duhej rrezikun e Covid-19″/ SHBA kritika ndaj OBSH-së

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:17
Ilustrim

Kanë vijuar kritikat kundrejt Organizatës Botërorë të Shëndetit, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas SHBA-së, OBSH nuk e ka paralajmëruar komunitetin global aq shpejt sa duhej, duke e akuzuar se ka vendosur politikën para shëndetit dhe ka injoruar paralajmërimet e hershme nga Tajvani.

Mes kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom dhe presidentes së Tajvanit Tsau Ing-wen ka patur një lloj tensionimi të marrëdhënieve. Mësohet se Terdros ka marrë komente raciste dhe kërcënime me vdekje, për të cilat akuzoi Tahvanin.

Nga ana tjetër, Trump ka paralajmëruar se do shikojë fondet për OBSH-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat