Trump vështirë ta fitojë një mandat të dytë në krye të SHBA-ve

Amerika

Trump vështirë ta fitojë një mandat të dytë në krye të SHBA-ve

Më: 10 prill 2020 Në ora: 13:12
Trump

Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Alon Ben-Meir në një intervistë ka folur edhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti në SHBA. Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk do të mund të arrihet para përfundimit të këtij mandati të presidentit Trump, pasi që, siç tha ai, për shkak të preokupimit të këtij të fundit për një mandat të dytë, si dhe gjendjes së tmerrshme të ekonomisë si pasojë e përhapjes së Coronavirusit dhe rritjes së numrit të viktimave të kësaj pandemie në SHBA.

Me humbjet e mëdha në jetën e njerëzve dhe ato ekonomike, a mendoni se presidenti Trump do ta ketë më të vështirë ta siguroj edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë?

Ben-Meir: Është shumë e mundur që Trump mund të mos arrijë ta fitojë një mandat të dytë, duke pasur parasysh mënyrën kaotike në të cilën ai merrej me Coronavirusin, veçanërisht duke minimizuar ndikimin e tij të mundshëm në shëndetin e qytetarëve amerikan dhe të ekonomisë. Megjithatë, Trump është një fenomen unik; ndryshe nga cilido prej pararendësve të tij.  Trashëgimia e tij politike nuk duket të jetë e zbehtë dhe në kundërshtim me ndonjë pritje që ai mund ta ketë përsëri. Por, shpresoj që jo.

Nëse në krye të SHBA-ve do të vie kandidati demokrat ( Joe Biden) a mendoni se do të fuqizohet më shumë zëri i Kosovës në Uashington, pasi që lobi shqiptar ka pasur raporte më të mira me demokratët, apo politika e SHBA-ve nuk do të ndryshoj pavarësisht se kush do të zgjidhet president?

Ben-Meir: Është shumë e mundur. Thënë kështu, marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve do të varen nga niveli i bashkëpunimit dhe i hapjes.Çdo  administratë e ardhshme amerikane do të jetë akoma më e përkushtuar për mirëqenien e Kosovës dhe çdo qeveri e ardhshme në Kosovë do të bëjë mirë që ta konsiderojë me kujdes atë që SHBA gjykon të nevojshme për të ruajtur pavarësinë e vendit dhe sigurinë kombëtare. Paqja me Serbinë do të jetë gjithmonë një pjesë e këtij ekuacioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat