Guvernatori i Nju-Jorkut: Nuk do të kandidoj për zëvendëspresident të Amerikës

Amerika

Guvernatori i Nju-Jorkut: Nuk do të kandidoj për zëvendëspresident të Amerikës

Më: 11 prill 2020 Në ora: 23:46
Andrew Cuomo

Nuk do kandidoj për presidencën. Unë nuk do të kandidoj për zëvendëspresident, dhe nuk do të shkoj në Uashington, deklaroi guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Cuomo ka hedhur poshtë edhe një herë zërat për zbritjen e tij të mundshme në fushë, veçanërisht në dritën e sondazheve që e shohin atë të favorizuar ndaj Joe Biden.

“Eshtë diçka e mirë por e parëndësishme. Nuk kam një axhendë politike. Do të jem guvernatori juaj,” përfundoi Cuomo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat