SHBA: Numri i rasteve me COVID-19 arrin në mbi 530 mijë

Amerika

SHBA: Numri i rasteve me COVID-19 arrin në mbi 530 mijë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 20:19
Ilustrim

Të paktën 532.339 raste me koronavirus në SHBA. dhe 21.418 vdekje si pasojë e virusit janë raportuar nga Universiteti Johns Hopkins që nga shfaqja e tij në territorin amerikan.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë , territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Nju Jorku është shteti më i prekur në zonën amerikane, i cili në javën e fundit ka raportuar vazhdimisht mbi 700 vdekje të shkaktuara nga COVID-19.

Wyoming është shteti i vetëm që nuk po raporton asnjë vdekje nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat