Thyejnë rregullat e izolimit/ Festa kthehet në skenë krimi, 6 të plagosur në Kaliforni

Amerika

Thyejnë rregullat e izolimit/ Festa kthehet në skenë krimi, 6 të plagosur në Kaliforni

Më: 13 prill 2020 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Disa të rinj kanë thyer rregullat e izolimit në Kaliforni duke bërë një festë në shtëpi, e cila përfundoi me të shtëna me armë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në një apartament në Bakersfield ku u plagosën gjashtë persona.

Mes tyre ishin katër gra, një burrë dhe një vajzë të cilët po trajtohen dhe nuk kanë lëndime kërcënuese për jetën.

Nuk janë bërë ende arrestime, por katër burra që janë parë duke ia mbathur me makinë dyshohen si autorët e sulmin. Policia po vijon hetimet për të mësuar shkaqet e kësaj ngjarje, raporton noa.al duke cituar BBC.

Ndërkohë, Kalifornia ka dhënë urdhër që njerëzit mund të largohen nga shtëpia e tyre vetëm për të blerë ushqime, ilaçe dhe për të bërë ecje me qenin ose shëtitje.

Edhe aktiviteti i pjesës më të madhe të bizneseve është pezulluar. Aktualisht vijon puna për ushqimore, farmacitë dhe karburantet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat