Afro 215 mijë të infektuar dhe më shumë se 14 mijë vdekje/ Guvernatori i New York-ut e zgjat karantinën deri më 15 maj

Amerika

Afro 215 mijë të infektuar dhe më shumë se 14 mijë vdekje/ Guvernatori i New York-ut e zgjat karantinën deri më 15 maj

Më: 17 prill 2020 Në ora: 12:14
Ilustrim

Shteti amerikan New York do të zgjasë mbylljen e bizneseve jo-themelore dhe urdhrave të qëndrimit në shtëpi deri në të paktën në 15 maj.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, gjatë një konference ditore për media tha se ai nuk dëshiron “të projektojë” përtej asaj periudhe, duke shtuar se një muaj është një kohë e gjatë.

“Njerëzit kanë nevojë për siguri dhe qartësi në mënyrë që ata të mund të planifikojnë. Unë kam nevojë për një plan të koordinuar të veprimit me shtetet e tjera, kështu që një muaj ne do të vazhdojmë politikat e mbylljes”, tha Cuomo.

Pasi të përmbushet kjo periudhë, tha Cuomo, me guvernatorët e tjerë rajonalë do të përdorin të dhënat e disponueshme shëndetësore për të përcaktuar nëse politikat do të vazhdojnë më tej me mbylljen e plotë të bizneseve jo-themelore apo nëse mund të fillojë rihapja e tyre në faza.

Mbyllja ishte caktuar të përfundojë në fund të prillit. New York-u vazhdon të shohë një rënie të shkallës së shtrimit në spital, të cilën Cuomo e përshkroi “lajm të mirë”.

“Kjo do të thotë se ne mund të kontrollojmë virusin, ne mund të kontrollojmë përhapjen. Dhe ne nuk e dinim me siguri se mund ta bënim atë”, tha Cuomo.

Megjithatë, të mërkurën u regjistruan 606 jetë të humbura dhe 2 mijë të tjerë u shtruan në spital. Përderisa ky është numri më i vogël i vdekjeve ditore të regjistruara në më shumë se një javë, shkallën e vdekjeve Cuomo e cilësoi se “ende po vazhdon me një normë vërtet tragjike”.

Të martën, guvernatori urdhëroi banorët që të fillojnë të mbajnë maska sa herë që dalin në publik dhe kur nuk kanë mundësi t’i përmbahen protokolleve të distancës sociale. New York vazhdon të jetë shteti amerikan më i prekur nga shpërthimi i koronavirusit, me gjithsej 214.832 infeksione të konfirmuara dhe 14.636 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat