Udhëtimi me aeroplan në kohë pandemie, gazetari ndan përvojën e tij

Amerika

Udhëtimi me aeroplan në kohë pandemie, gazetari ndan përvojën e tij

Nga: E.B Më: 17 prill 2020 Në ora: 14:46
Ilustrim

Jeff Zeleny, korrespodent i CNN së fundmi fluturoi nga Reagan National në Washington DC, në Aeroportin e Metro Detroit dhe rrëfeu përvojën e tij.

Zeleny tha që të dy aeroportet ishin praktikisht bosh.

" Nuk ka kafe për fluturimin tim në 6 të mëngjesit të mërkurën, pasi të gjitha restorantet ishin të mbyllura dhe vetëm ujë me shishe u shërbye në aeroplan. Por unë sigurisht që nuk jam duke u ankuar, duke pasur parasysh stafin ushtarak dhe punëtorët e linjës ajrore që janë akoma në detyrë si më parë ”, tha Zeleny.

Pandemia koronavirus ka bërë që të kufizohen udhëtimet, rrugët ajrore dhe rrugore e prandaj edhe njerëzit për t’I shpëtuar rrezikut të infektimit po zgjedhin të mos udhëtojnë.

Ai tha se edhe hoteli ishte i zbrazët pasi Zeleny udhëton shpesh dhe nuk i kishte rastisur të qëndronte ndonjëherë në një hotel krejtësisht bosh, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat