Fëmija 4 vjeç bie nga pallati dhe vdes, fjalët e fundit që i tha nënës

Amerika

Fëmija 4 vjeç bie nga pallati dhe vdes, fjalët e fundit që i tha nënës

Më: 18 prill 2020 Në ora: 07:54
4 vjeçari

Një fëmijë i vogël vetëm 4 vjeç ra nga kati i 16-të i apartamentit ku jetonte, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kullën Quadomain në Hollywood, të Florida, SHBA.

Pak para se të binte nga dritarja ai i tha të ëmës se donte të fluturonte.

Megjithatë hetimet paraprake e cilësuan ngjarjen si aksidentale, ndërsa vogëlushi dyshohet se rrëshqiti teksa po qëndronte në dritare.

Familja e cila jetonte në New York, kishte shkuar në apartamentin e tyre të pushimeve në këto ditë koronavirusi, kur babai i tij me emrin Phil hapi dritaren për ajrim.

Por kur u kthye, në dhomë nuk e gjeti të birin.

Ngjarja tragjike u shënua mëngjesin e kësaj të premteje, teksa familja kishte lyer edhe vezët e Pashkëve.

E tronditur dhe e shkatërruar nga ajo që ndodhi, nëna e të miturit Eliza Delduca shkroi “Lamtumirë Jesse ynë!!!! Oh Zot sa na dhemb!!! Lutuni për ne”.

Gjithsesi lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar dinamikën e ngjarjes tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat