Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Amerika

Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Më: 19 prill 2020 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Kufiri SHBA-Kanada do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Trudeau tha se të dyja vendet janë pajtuar për vazhdimin e mbylljes.

“Ky është një vendim i rëndësishëm, që do t’i mbajë të sigurt njerëzit në të dyja anët”, tha ai.

Kufiri ka qenë i mbyllur për më shumë se tri javë, përveç për transportin e mallrave.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë këtë javë se dëshiron që kufiri me Kanadanë të jetë në mesin e të parëve që hapen.

Para pandemisë së koronavirusit, rreth 400,000 njerëz kanë kaluar kufirin SHBA-Kanada çdo ditë.

Ai është më i gjati në botë: 8,900 kilometra.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.

Kanadaja ka afro 33,000 njerëz të infektuar. /REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat