Të shtëna me armë në mes të ditës në New Yok, një burrë mbetet i plagosur

Amerika

Të shtëna me armë në mes të ditës në New Yok, një burrë mbetet i plagosur

Më: 19 prill 2020 Në ora: 21:59
Foto

Kamrat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin teksa një burrë i armatosur, ka qëlluar me armë në një rrugë në New York, një tjetër burrë, duke e lënë të plagosur.

Raportohet se agresori fillimisht kishte debatuar me djalin e të plagosurit, por më pas në debat është përfshirë dhe i lënduari. Pas të shtënave, sulmuesi është larguar nga vendi i krimit.

Ndërkohë nga krahu tjetër burri i plagosur, ka arritur të shkoj vetë për në spital dhe gjendja e tij deri më tani është e qëndrueshme, shkruajnë mediat e huaja. Sakaq, policia është shprehur se i dyshuari është në gjendje të lirë dhe i bën thirrje kujtdo që ka informacion për ta ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat