Presidenti i Brazilit iu bashkohet protestuesve që kundërshtojnë masat bllokuese për koronavirusin

Amerika

Presidenti i Brazilit iu bashkohet protestuesve që kundërshtojnë masat bllokuese për koronavirusin

Më: 20 prill 2020 Në ora: 17:40
Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, është kritikuar pasi iu bashkua protestuesve duke kërkuar që të hiqen kufizimet e lëvizjes që u ndërmorrën pën parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Bolsonaro është përplasur gjatë javëve të fundit me qeveritarët e shtetit, të cilët i kanë vendosur këto masa bllokuese, duke i cilësuar ato si “masa diktatoriale”.

Ai iu drejtua një turme prej disa qindra protestuesish jashtë selisë së ushtrisë në kryeqytetin Brasilia.

Presidenti tha se protestuesit ishin patriotë për mbrojtjen e lirive individuale.

Që nga e diela, Brazili kishte më shumë se 38,000 raste të konfirmuara të prekur nga Covid-19, numri më i lartë në Amerikën Latine.

Më shumë se 2,400 njerëz kanë vdekur në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat