SHBA, oficeri i policisë qëllon në kokë 14 vjeçarin

Amerika

SHBA, oficeri i policisë qëllon në kokë 14 vjeçarin

Më: 24 prill 2020 Në ora: 07:55
Ilustrim

Një oficer policie jashtë orarit të punës ka qëlluar një adoleshent 14 vjeçar në kokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Oficeri hapi zjarr ndaj adoleshentit pasi dëgjoi alarmin e automjetit që po digjej jashtë shtëpisë së tij.

Në një deklaratë për mediat, sherifi i zonës, Parid Jefferson tha se oficeri William Daniel Short nuk është akuzar akoma për ngjarjen, shkruan Daily Mail.

Hetuesit po punojnë për të kuptuar motivet që e çuan sherifin drejt këtij veprimi dhe pastaj do të vendosin në qoftë se Short do të akuzohet, apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat