Covid-19, FDA miraton testimet në shtëpi

Amerika

Covid-19, FDA miraton testimet në shtëpi

Më: 25 prill 2020 Në ora: 07:24
Ilustrim

Agjensia Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar ‘testimet në shtëpi për koronavirusin. Dr Stephen Hahn, i cili drejton Agjencinë Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve, thotë se me këtë mënyrë pritet t’i japin një zgjidhje situatës në vend.

“Ne e kemi marrë këtë vendim, natyrisht duke njohur urgjencën e situatës”- tha doktor Hahn. Ai njoftoi se agjensia ka autorizuar provën e parë “në shtëpi” për diagnostikimin e Covid-19.

“Ky është një test që mund t’i dërgohet me postë një pacienti dhe pacienti mund ta kryejë vetë testimin dhe pastaj ta dërgojë tek agjensia për të marrë rezultatet”- shtoi Hahn. Ai thotë se agjensia ka aprovuar 63 prova deri më tani, dhe aktualisht është duke u punuar me mbi 400 zhvillues të provave për të autorizuar produktet e tyre.

Mungesa e testimit ka qenë një ndër debatet kryesore në SHBA. Guvernatorët në të gjithë vendin kanë kërkuar më shumë teste javët e fundit, dhe testet fillestare të bëra nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve ishin të pasakta. Ligjet ekzistuese të administrimit të ilaçeve gjithashtu e vështirësuan fillimin e laboratorëve spitalorë në të gjithë vendin për të zhvilluar teste të reja diagnostikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat