SHBA nuk do të marrë pjesë në prodhimin e ilaçeve dhe vaksinës kundër COVID-19, iniciativë e nisur nga OBSH

Amerika

SHBA nuk do të marrë pjesë në prodhimin e ilaçeve dhe vaksinës kundër COVID-19, iniciativë e nisur nga OBSH

Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:31
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në nisjen e një iniciative globale të premten për të shpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçeve dhe vaksinave kundër COVID-19, i tha Reuters një zëdhënës i misionit amerikan në Gjenevë.

“Nuk do të ketë pjesëmarrje zyrtare të SHBA”-së, tha ai në një përgjigje me e-mail. “Ne mezi presim të mësojmë më shumë rreth kësaj nisme në mbështetje të bashkëpunimit ndërkombëtar për të zhvilluar sa më shpejt një vaksinë për COVID-19”, tha zëdhënësi amerikan.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një pezullim të fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), ku është dhuruesi më i madh.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel do të ndihmojnë në fillimin e nismës globale të premten, tha agjencia e KB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat