E moshuara ndërroi jetë nga Koronavirusi/ Infermierja i grabiti unazën e diamantit dhe kartën e kreditit

Amerika

E moshuara ndërroi jetë nga Koronavirusi/ Infermierja i grabiti unazën e diamantit dhe kartën e kreditit

Më: 26 prill 2020 Në ora: 22:15
Elizabeth Daniels

Një infermiere, e cila po kujdesej për një grua 86-vjeçare, që vdiq nga koronavirusi, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit. Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, kujdesej për Barbara Gust nga Koldorado e SHBA-ve, e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me  COVID-19.

Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.

Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë kthyer familjarëve të viktimës, shkruajnë mediat e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat