Trump: E di gjendjen e Kim Jong Un, por nuk mund të flas tani

Amerika

Trump: E di gjendjen e Kim Jong Un, por nuk mund të flas tani

Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:36
Trump dhe Kim Jong Un

Gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin, presidenti amerikan Donald Trump është pyetur nga gazetarët nëse ka informacione në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior Kim Jong Un, shkruan Fox News.com.

''Po, e kam një ide por nuk mund të flas tani'', tha Trump.

''Shpresoj që të jetë mirë, unë e di se si është ai'', shtoi presidenti.

Trump deklaroi gjithashtu se kishte një marrëdhënie të mirë me liderin komunist dhe se SHBA do ishte në luftë me Korenë e Veriut nëse ai nuk do ishte president.

Shëndeti i Kim Jong Un mbeti mister pasi ai nuk pati një dalje në publik që nga data 12 prill dhe ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Megjithatë mediat nga Koreja e Jugut shuan spekulimet duke deklaruar se lideri është gjallë dhe se po merr trajtimin e nevojshëm në një nga rezidencat qeveritare në veri të Penianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat