Detroit, studentët e mjekësisë kontribuojnë kundër pandemisë

Amerika

Detroit, studentët e mjekësisë kontribuojnë kundër pandemisë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 06:33
Detroit

Punonjësit e qytetit zhvillojnë vizita kritike në departamentin e shëndetit në Detroit për të bërë teste për koronavirusin. Ndërsa ky qytet po përballet me situatën e krijuar nga COVID-19, studentët e mjekësisë po japin një kontribut të pashembullt në këto përpjekje. Ata po ndihmojnë në zhvillimin e testeve të rëndësishme për koronavirusin.

Studentët e mjekësisë në Detroit kanë dalë vullnetarë në linjat e para të frontit të luftës kundër virusit të padukshëm.

Studenti i Mjekësisë Michael Moentmann i spjegon punonjësit të qytetit Leon Wheeler se si do të zhvillohet marrja e kampionit nga hunda e tij.

Ai kishte planifikuar që të trajnohej këtë pranverë për operacione si student i shkollës mjekësore në Universitetin Wayne. Por pandemia i prishi të gjitha planet. Kështu që ai doli vullnetar në njërin prej qyteteve më të goditura, për të testuar punonjësit e rendit, zjarrfikësit, shoferët e autobusëve dhe punonjës të tjerë të domosdoshëm për të mbajtur në këmbë Detroitin.

Studentët e mjekësisë në të vërtetë kanë dhënë një kontribut të rendësishëm në këtë situatë që po kalon Detroiti. Me uniformat mjekësore, maska dhe mburoja, ata shpenzojnë orë të tëra duke zhvilluar teste në pajisjet speciale. Rezultatet e këtyre testeve përcaktojnë nëse personeli kritik i qytetit mund të punojë apo të izolohet.

“Është e kuptueshme që duhet të jemi këtu, që të japin kontributin tonë dhe njëkohësisht të marrin përvojën klinike”, thotë Moentmann.

Në vitin e katërt të shkollës mejkësore, Lucia Luna Wong thotë se nuk hezitoi kur ju ofrua shansi për t’u bashkuar në atë që ajo e quan “një kurs

të shpejtë në shendetin publik”. Ajo dëshiron të specializohet për sëmundjet infektive.

“Është një përvojë e pabesueshme për mua. Do të jem një mjeke më e mirë si rezultat i kësaj eksperience.”/Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat