Covid-19/ Shifra të frikshme, 63 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion e 69 mijë raste në SHBA

Amerika

Covid-19/ Shifra të frikshme, 63 mijë të vdekur dhe mbi 1 milion e 69 mijë raste në SHBA

Më: 1 maj 2020 Në ora: 08:11
Ilustrim

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga koronavirusi në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar përsëri shifra të larta të rasteve dhe viktimave.

Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në SHBA, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 mijë e 515 raste të reja dhe 2 mijë e 40 të vdekur.

Në total shifra e rasteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në 1 milion e 69 mijë e 534 raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 63 mijë e 6.

Sipas universitetit John Hopkins në shifrat e raportuara përfshihen raste nga 50 shtetet e SHBA-së, rrethi i Kolumbisë dhe raste të riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat