“Nuk do t’ju gënjej kurrë”,premtim i zëdhënëses së re në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

“Nuk do t’ju gënjej kurrë”,premtim i zëdhënëses së re në Shtëpinë e Bardhë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 09:11
Kayleigh McEnany

“Unë nuk do t’ju gënjej kurrë. Keni fjalën time për këtë”. Kështu u shpreh në të parën formale për mediat zëdhënësja e re e shtypit në Shrëpinë e Bardhë.

Kjo ishte e para dalje publike e një sekretareje shtypi, që prej një viti.

Kayleigh McEnany është personi i katërt që hyn në Shtëpinë e Bardhë si zëdhënëse e shtypit, që nga koha kur Donald Trump mori presidencën në vitin 2017.

Paraardhësit e saj duke përfshirë Sean Spicer dhe Sarah Huckabee Sanders,  ishin akuzuar më herët se e kishin keqorientuar shtypin.

McEnany I siguroi reporterët se nuk do të gënjejë dhe se ajo do të ketë më shumë dalje publike të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat