Kryebashkiaku i New York paralajmëron arrestime masive për shkelje të rregullave të distancimit

Amerika

Kryebashkiaku i New York paralajmëron arrestime masive për shkelje të rregullave të distancimit

Më: 2 maj 2020 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i New York ka dhënë sot një mesazh të fortë për ata që nuk zbatojnë rregullat e distancimit pas një serie eventesh komunitare që sipas tij kanë shkaktuar përhapje të rasteve.

Zhvillimi vjen pasi kreu i bashkisë Bill De Blasio urdhëroi shpërndarjen e një funerali të një rabini hebre dhe tha se herën tjetër pjesmarrësit do të arrestohen.

“Mesazhi im për komunitetin hebre dhe të gjitha komunitetet e tjera është i thjeshtë: Koha e paraljamërimeve ka kaluar. Kam urdhëruar policinë të ndalojë dhe të arrestojë ata që mblidhen në grupe të mëdha. Kjo ka të bëjë me ndalimin e sëmundjes dhe shpëtimin e jetëve”, shkruante De Blasio.

Ai kishte postuar foto nga funerali në fjalë dhe e quante sjelljen të papranueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat