Trump i bindur se do të ketë një vaksinë kundër Coronavirusit deri në fund të vitit

Amerika

Trump i bindur se do të ketë një vaksinë kundër Coronavirusit deri në fund të vitit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 09:30
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se beson që vaksina kundër COVID-19 do të jetë e gatshme deri në fund të vitit, duke u zotuar se qeveria e tij do ta përkrah fuqishëm ilaçin remdesivir, i cili në testimet e mëhershme ka dëshmuar se premton në shërimin e sëmundjes së shkaktuar me coronavirusin e ri.

Gjatë një interviste dhënë në televizionin Fox News, Trump i është përgjigjur edhe shumë pyetje që qytetarët ia kanë parashtruar lidhur me shqetësimet e tyre në veçanti me pandeminë e COVID-19.

“Mendoj se do ta kemi vaksinën deri në fund të vitit”, është përgjigjur Trump në pyetjen e një burri nga Nebraska i cili është shëruar nga COVID-19, duke shtuar se administrata e tij është mbështetet në ilaçin remdesivir.

Ndërkaq i pyetur se si do të reagonte nëse ndonjë vend tjetër do të zbulonte vaksinën kundër COVID-19 para SHBA-ve, Trump tha se nuk ka problem dhe se e tëra çfarë dëshiron është ai të kenë një vaksinë funksionale.

Trump gjithashtu ka folur ka mbrojtur vendim e tij të marra që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit, duke u shprehur i bindur se janë shpëtuar miliona jetë njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat