John Ratcliffe pritet të emërohet drejtor i inteligjencës kombëtare të ShBA-së

Amerika

John Ratcliffe pritet të emërohet drejtor i inteligjencës kombëtare të ShBA-së

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:21
John Ratcliffe

Një figurisë besnike ndaj presidentit Donald Trump, kongresmeni John Ratcliffe pritet të emërohet në pozitën e drejtorit të inteligjencës kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ratcliffe, i cili e kishte mbrojtur presidentin Trump në seancat e vitit të kaluar, premtoi para komisionit të Senatit për inteligjencë se do ta thotë vetëm të vërtetën, nëse konfirmohet në pozitën e re, shkruan “The Guardian”.

Sidoqoftë, senatorët demokratë i sollën ndër mend se dy paraardhësit e tij janë larguar nga postet e tyre për shkak se gjetjet e komunitetit të inteligjencës e kishin irrituar presidentin Trump dhe se agjencitë e spiunazhit ndodhen nën trysni për të ofruar dëshmi rreth pretendimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë se përhapja e koronavirusit ka filluar nga një laborator kinez.

“Pavarësisht asaj që ndokush dëshiron që inteligjenca jonë të pasqyrojë, inteligjenca që do ta ofroj unë, nëse konfirmohem, nuk do të jetë e ndikuar ose e ndryshuar si rezultat i ndikimit të jashtëm”, tha Ratcliffe gjatë fjalimit në Senat.

“Mbi të gjitha, besnikëria ime do të jetë gjithmonë ndaj kushtetutës dhe sundimit të ligjit dhe veprimet e mia si drejtor i inteligjencës kombëtare do ta pasqyrojnë këtë zotim”, shtoi ai.

Kandidati për pozitën e rëndësishme shtetërore deklaroi se e sheh Kinën si kërcënimin më të madh tash për tash. “Kinën e shoh si aktoren më të madhe kërcënuese tani për tani. Shikojeni aspektin e virusit dhe rolin që e luan Kina, garën për rrjetin 5G, çështjet e sigurisë kibernetike, të gjitha rrugët çojnë në Kinë”, tha Ratcliffe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat