Gruaja e diplomatit amerikan në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e adoleshentit britanik

Amerika

Gruaja e diplomatit amerikan në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e adoleshentit britanik

Më: 11 maj 2020 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Një mandat ndërkombëtar kërkimi është lëshuar nga Interpol për gruan e një zyrtari të inteligjencës së SHBA, e cila ka shkaktuar vdekjen e një motoçiklisti adoleshent në Britani.

Mediat britanike thanë se policia ka informuar prindërit e Harry Dunn, i cili u vra në rrugën pranë bazës ajrore ushtarake në Northamptonshire në gusht, se Anne Sacoolas është tashmë “në listën e të kërkuarve” dhe nëse largohet nga SHBA do të aktivizohen klauzolat ndërkombëtare të qarkullimit.

Sacoolas ishte larguar nga Britania pak pas aksidentit tragjik ku vdiq Dunn, dhe shpalli imunitet diplomatik.
Sipas raportimeve, në tetor kryeministri Boris Johnson i kërkoi Donald Trump të merrte në konsideratë pozitën e SHBA dhe atë të prindërve të Dunn.

Sacoolas akuzohet për vdekje nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit, por një muaj pas ngjarjes SHBA ka refuzuar kërkesën britanike për ekstradim.

Ndërkohë “njoftim i kuq” është lëshuar nga interpol për “persona të kërkuar për të kryer dënimin ose për t’u ndjekur penalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat