Demokratët e Kongresit nisin hetimet rreth shkarkimit të Steve Linick

Amerika

Demokratët e Kongresit nisin hetimet rreth shkarkimit të Steve Linick

Më: 16 maj 2020 Në ora: 22:42
Trump

Demokratët në Kongresin Amerikan kanë filluar një hetim rreth shkarkimit nga detyra të mbikëqyrësit të brendshëm të Departamentit të Shtetit, Steve Linick, nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Për këtë shkarkim Trump po kritikohet se e ka përshkallëzuar edhe më tej luftën e tij kundër çdo mbikëqyrjeje ndaj administratës së tij, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Donald Trump në letrën drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosit, ka thënë se nuk ka besim në aftësitë shërbyese të Inspektorit të Përgjithshëm, Steve Linick.

Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i udhëhequr nga demokratët së bashku me disa kolegë nga Senati, në një deklaratë të përbashkët që kanë lëshuar, kanë shtruar pyetje rreth motivit për shkarkimin e Linick.

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, ka thënë se “i kundërshton fuqishëm shkarkimet e motivuara politikisht ndaj personave në pozicione kritike siç është rasti i Steve Linick.

Engel i ka kërkuar Administratës Trump që t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me rastin Linick deri më datë 22 maj, 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat