Kanada miraton testimin e një vaksine për koronavirus

Amerika

Kanada miraton testimin e një vaksine për koronavirus

Më: 17 maj 2020 Në ora: 07:16
Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij ka miratuar testimin e parë klinik në këtë shtet të një vaksine potenciale për koronavirus.

Ai u ka thënë gazetarëve se testimet do të bëhen në Qendrën kanadeze për Viksionologji në Universitetin Dalhousie. Trudeau nuk ka bërë të ditur se kush po zhvillon vaksinën, mirëpo ka thënë se nëse të gjeturat do të rezultojnë të suksesshme, Këshilli Kombëtar për Kërkime në Kanada do të ndihmojë në prodhim dhe shpërndarje.

Kanadaja deri më tani ka raportuar 75 mijë raste të prekura me koronavirus, bashkë më 5,595 vdekje të lidhura me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat