SHBA, rreth 90 mijë të vdekur nga COVID-19

Amerika

SHBA, rreth 90 mijë të vdekur nga COVID-19

Më: 18 maj 2020 Në ora: 14:21
Ilustrim

SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Të dielën në SHBA u regjistruan rreth 1.5 milionë të prekur dhe rreth 89 mijë të vdekur.

Ndërsa disa shtete vazhdojnë të lehtësojnë kufizimet, në Karolinën e Veriut, një gjyqtar federal rrëzoi kufizimet e vendosura nga guvernatori lidhur me shërbimet fetare që lejonin jo më shumë se 10 persona të ishin të pranishëm në kishë njëkohësisht. Kufizimet synonin të parandalonin përhapjen e koronavirusit.

Në rang botëror numri i infeksionve ka arritur në 4.6 milionë njerëz ndërsa janë shënuar më shumë se 312 mijë të vdekur. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi modelin e pandemisë, paralajmëron se gati një çerek miliard njerëz do të infektohen nga virusi dhe se 150 mijë të tjerë mund do të vdesin në Afrikë, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Studimi, botuar në revistën "BMJ Global Health", parashikon nivele më të ulëta të infeksionit dhe vdekjeve nga COVID-19, në pjesë të tjera të botës, të tilla si Evropa dhe SHBA.

Në një postim në twiter të shtunën Presidenti amerikan Donald Trump shkruante se administrata e tij po shqyrton propozimet në raport me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sipas njërit prej propozimeve SHBA do t'i paguante organizatës vetëm 10 për qind të shumës që Uashingtoni i jepte OBSH-së përpara se PresidentiTrump të merrte vendim për ta pezulluar ndihmën ndaj kësaj organizate më 14 Prill, duke e akuzuar atë për reklamimin e "dezinformacionit" të shpërndarë nga Kina lidhur shpërthimin e koronavirusit. Ndërkohë një studim i publikuar të shtunën sugjeron që gjendja financiare është një nga faktor kryesorë për prekjen nga koronavirusi.

Studimi u krye nga universiteti i Oksfordit dhe sipas gjetjeve të tij banorët e zonave më të varfëra të Britanisë kanë katër herë më shumë gjasa të testohen pozitivë ndaj COVID-19 sesa ata që jetojnë në lagje më të pasura.

Studimi, i cili u mbështet në shqyrtimin e mbi 3,600 rezultateve pozitive ndaj COVID-19, tregoi se varfëria, mosha dhe sëmundjet kronike të mëlçisë, rrisin shanset për t'u diagnostikuar me COVID-19./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat