SHBA: Mbi 1 mijë ish-prokurorë federalë kundër rrëzimit të akuzave ndaj Michael Flynn

Amerika

SHBA: Mbi 1 mijë ish-prokurorë federalë kundër rrëzimit të akuzave ndaj Michael Flynn

Më: 21 maj 2020 Në ora: 06:51
Michael Flynn

Mbi 1,100 ish-prokurorë federalë amerikanë shprehën protestën ndaj Departamentit të Drejtësisë të presidentit republikan që rrëzuan akuzën ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, duke thënë se ky veprim vë interesat personale të zotit Trump, mbi të mirën publike.

Kritikat u bë përmes një dokumenti ligjor që organizata jofitimprurëse Projekti Mbro Demokracinë ka në plan ta depozitojë në gjykatë federale në Uashington.

Ata akuzuan Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr se ka shkelur betimin e tij për postin duke kërkuar rrëzimin e akuzës penale kundër zotit Flynn, që ka pranuar fajësinë se ka gënjyer FBI-në.

Në grup bëjnë pjesë ish-Prukurorin e Përgjithshëm në detyrë, Stuart

Gerson, që shërbeu në atë rol në administratën e ish-Presidentit demokrat, Bill Clinton dhe ish – zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Donald Ayer, në administratën e ish-presidentit republikan,

George H.W. Bush, shënon zhvillimet e fundit në një dramë në përshkallëzim lidhur me pyetjen nëse gjykatësi Emmet Sullivan, do ta pranojë kërkesën e departmentit për të rrëzuar çështjen.

"Në këtë rast, kërkesa e qeverisë nuk duket se avancon interesat e drejtësisë apo publikut, as nuk duket të jetë pa një frymë të palejueshme dhe të paligjshme”, shkruajnë ata në depozitimin që e pa agjencia Reuters, duke shtuar se kërkesa “duket se u shërben interesave politike të Presidentit Donald Trump, sesa atyre të publikut”.

Michael Flynn pranoi fajësinë për akuzën se gënjeu FBI-në në lidhje me bisedimet e tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara për lehtësimin e sanksioneve amerikane gjatë periudhës së tranzicionit midis administratave Obama dhe Trump - një krim që mbart një dënim maksimal prej pesë vitesh me burg.

Gjykatësi Sullivan i tha zotit Flynn në dënimin e tij në vitin 2018 se gënjeshtra ndaj FBI-së ishte një "shkelje shumë e rëndë".

Zoti Flynn fillimisht tha se ishte fajtor, se askush nuk e kishte bindur për të pranuar krimin e tij dhe se ai nuk kishte ndërmend të tërhiqte mbrapsht deklaratën e tij.

Por, ndërsa po afrohej dita e tij e dënimit, zoti Flynn iu drejtua gjykatës për një shtyrje, duke pretenduar se prokurorët e kishin futur në kurth.

Gjykatësi Sullivan ka caktuar gjykatësin në pension John Gleeson që të paraqesë argumenta nëse zoti Flynn duhet të përballet me një akuzë shtesë penale për dëshmi të rreme./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat