Të shtëna armësh në Arizona, sulmuesi plagos tre persona – transmetoi ngjarjen live në Snapchat

Amerika

Të shtëna armësh në Arizona, sulmuesi plagos tre persona – transmetoi ngjarjen live në Snapchat

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:40
Foto

Tre persona janë plagosur në një sulm brenda një qendre tregtare në SHBA, ku sulmuesi i qëllonte qytetarët dhe ngjarjen e tmerrshme e transmetonte live në Snapchat.

Sulmi ka ndodhur brenda një qendre tregtare në Phoenix të Arizonës, ku të paktën tre persona janë plagosur, e një prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë.

Në anën tjetër, pas intervenimit të policisë sulmuesi është rrethuar duke e detyruar që të dorëzohet dhe të përfundojë në pranga.

Raportohet se sulmuesi ka qenë i armatosur me një pushkë automatike dhe se sulmin e kishte transmetuar live në Snapchat.

​Senatori i Arizonës, Martin Kezada që ishte dëshmitarë i sulmit, ka thënë se ishte një skenë e tmerrshme.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat