Do të shpëtoheshin 36 mijë viktima të COVID-19, nëse autoritetet amerikane do të reagonin një javë më herët

Amerika

Do të shpëtoheshin 36 mijë viktima të COVID-19, nëse autoritetet amerikane do të reagonin një javë më herët

Më: 21 maj 2020 Në ora: 15:09

Po të kishin respektuar distancën fizike sociale në SHBA vetëm shtatë ditë më herët, sigurisht se do të shpëtoheshin 36 mijë persona që kanë humbur jetën, thuhet në raportin e modelit të ri të parashikimit të realizuar nga Universiteti i Kolumbias.

Nëse në SHBA, më 1 mars do të fillonte aplikimi i masës së izolimit të qytetarëve, kufizimi i lëvizjes dhe të respektohet distanca sociale, e jo siç kanë vepruar me disa ditë vonesë, shumica e të vdekurve ngas COVID-19 do të mund të shmangeshin, kanë vlerësuar hulumtuesit.

Sipas një skenari të tillë, rreth 54 mijë persona do të shpëtoheshin nga fillimi i majit. Ndërkaq kujtojmë që epidemia e coronavirusit shpërtheu në SHBA në fillim të marsit dhe po të ndërmerreshin veprimet e duhura qysh në fillim, do të parandaloheshin vdekjet e shumta në New York, New Orleans dhe qytetet tjera të mëdha.

“Është një dallim shumë i madh. Në këtë periudhë të shkurtër kohore, po të veprohej siç duhej, sigurisht se numri i viktimave të coronavirusit do të ishte shumë më i vogël”, ka deklaruar Jeffrey Shaman, epidemiolog pranë universitetit Kolombia dhe njëherit udhëheqës i ekipit të hulumtuesve.

Në SHBA, që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit janë infektuar 1.593.000 si dhe afro 95 mijë tjerë kanë humbur jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat