Qëndroi gjashtë javë në intubim nga koronavirusi, infermieri pëson ndryshimin e frikshëm në fizik - Bota Sot
Qëndroi gjashtë javë në intubim nga koronavirusi, infermieri pëson ndryshimin e frikshëm në fizik

Amerika

Qëndroi gjashtë javë në intubim nga koronavirusi, infermieri pëson ndryshimin e frikshëm në fizik

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:20
Mike Schultz

Një infermier nga Kalifornia dhe i apasionuar pas bodybuilding, ka treguar ndryshimin drastik që ka pësuar gjatë 6 javëve qëndrim në spital nga koronavirusi.

Mike Schultz, 43 vjeç, ka postuar në Instagram një fotografi para se të shtrohej në spital dhe një foto pasi doli nga spitali.

Nga 86 kg për 57 ditë ai arriti peshën 63 kg. Kjo foto dokumenton më së miri ndryshimin drastik që trupi i tij pësoi nga kjo sëmundje.

“Bëra këtë selfie javën e kaluar për të treguar si ka ndikuar shtrimi im në spital, duke u intubuar dhe në një ventilator. Shpresoj që t’i ndërgjegjësoj ata që mendojnë se nuk koronavirusi nuk është aq i rëndë sa thuhet. Nuk kisha asnjë problem tjetër shëndetësor”, ka shkruar Mike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat