Rreth 39 mln amerikanë humbën vendet e punës për shkak të Covid-19

Amerika

Rreth 39 mln amerikanë humbën vendet e punës për shkak të Covid-19

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:39
Ilustrim

Javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara rreth 2.4 milionë njerëz u regjistruan si të papunë dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve, për të përfituar nga programet përkatëse.

Kjo shifër e çon në 38.9 milionë numrin e personave që janë regjistruar si të papunë, që nga mesi i marsit.

Florida dhe Xhorxhia ishin ndër shtetet me rritjen më të madhe të regjistrimeve në javën e kaluar.

Shumica e shteteve në SHBA kanë qenë në izolim të plotë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Disa shtete kanë filluar ngadalë të rihapin bizneset dhe të tjerët po hartojnë plane për t'i dhënë fund bllokimit.

Megjithatë, shumë amerikanë po hezitojnë të shkojnë përsëri në punë, ose të udhëtojnë dhe të hanë në restorante, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 95,118 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,597,130 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat