SHBA-ja njofton se do të tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur

Amerika

SHBA-ja njofton se do të tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur

Më: 21 maj 2020 Në ora: 18:52
Flamuri amerikan dhe ai rus.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se planifikojnë të tërhiqen nga traktati i Qiejve të Hapur, për shkak të shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Rusisë.

Mediat amerikane raportuan se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, më 21 maj, njoftoi 34 vendet tjera nënshkruese, se po bënte paralajmërimin e tërheqjes, gjashtë muaj para largimit, ashtu siç kërkohet nga traktati.

Traktati 18-vjeçar, i cili përfshin edhe Rusinë, synon të rrisë stabilitetin ndërkombëtar, duke lejuar vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi mbi territoret e njëra-tjetrës, për të vëzhguar instalimet ushtarake dhe objektet e tjera.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit, duke thënë se Moska ka bllokuar Shtetet e Bashkuara që të kryejnë fluturime mbi qytetin e Kaliningradit pranë Gjeorgjisë.

Traktati është një nga disa marrëveshjet për kontrollin e armëve që janë në prag të kolapsit, ose tashmë janë prishur.

Pas disa vitesh akuza kundër Moskës, administrata Trump, vitin e kaluar, është tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i cili ka datuar nga viti 1987.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat